Organizimi i trajnimeve për Ndërmarrësi

Data e Publikimit 20 Nentor 2020

Programi ASSET "Përkrahje e Adoleshentëve pas mësimit të rregullt", për tre vitet e fundit, ka organizuar trajnime për Ndërmarrësi dhe Edukim Financiar për mësimdhënësit e shkollave të mesme. Trajnimi, i cili është i përbërë nga mësime të hartuara për forcimin e shkathtësive ndërmarrëse, synon të ndihmojë shkollat të kuptojnë rolin e ndërmarrësisë në shekullin 21 dhe t'i ndihmojë ato të zhvillojnë shkathtësitë themelore të ndërmarrjes.

Nxënësit përmes këtij aktiviteti, kanë mundësi të zhvillojnë shkathtësi të buta, të tilla si zgjidhja e problemeve, puna ekipore, ndjeshmëria, si dhe të mësojnë ta pranojnë dështimin si pjesë e procesit të zhvillimit të tyre. Këto janë shkathtësi që do t'i ndihmojnë ata të udhëzohen në zgjedhjet e tyre të karrierës. Mësimdhënësit gjatë trajnimit, udhëzohen të përdorin mjete interaktive me nxënësit e tyre në klasë për nxitjen e krijimtarisë dhe inkurajimin e teknikave të zgjidhjes së problemeve përmes projekteve të ndërmarrjes.

15 shkolla partnere, deri më tani kanë përfituar nga trajnimi. Për më tepër, mësimdhënës nga 9 shkolla jo partnere gjithashtu kanë përfituar nga trajnimi, duke e zgjeruar këtë praktikë më shumë. Deri më tani, më shumë se 1400 nxënës ishin të përfshirë në këto aktivitete dhe krijuan më shumë se 50 ndërmarrje.

Nxënësit ishin krijues në zgjedhjen e llojeve të ndërmarrjeve duke përshtatur temat me interesat e tyre dhe nevojat e komunitetit. Disa nga ndërmarrjet përfshinin krijimin e bibliotekave të reja për shkollat, qendra të trajnimit, shërbime për dizajnimin e faqeve në internet, zhvillimin e aplikacioneve, shitje të produkteve të ndryshme dhe aksesorëve të vegjël në kuadër të zgjidhjeve mjedisore, etj.

Programi do të vazhdojë të mbështesë shkollat në krijimin e më shumë ndërmarrjeve sipas zgjedhjeve të tyre.

Prezantimi i produkteve të bëra nga nxënësit e shkollës Hajdar Dushi gjatë aktivitetit për sipërmarrje, 2018

Trajnimi në formën online për Ndërmarrësi dhe Edukim Financiar, 2020